Panorama Sport (Albania)

Shkodra dhe Radoviç rikthehen kundër Tiranës

-

Trajneri Shpëtim Duro ka marrë lajme të mira para ndeshjes kundër Tiranës, pasi Shkodra dhe Radoviç pritet të janë në dispozicio­n të ekipit, duke u riaftësuar nga dëmtimet. Me shumë gjasa, do të jem i gatshëm për këtë javë. Pas një periudhe të gjatë pushimi, po e pres me padurim rikthimin. Tashmë e kam kaluar dëmtimin dhe po stërvitem intensivis­ht me grupin për të qenë gati sa më shpejt", tha Donjet Shkodra për "Panorama Sport". Ndërkaq, mendohet që të jetë i gatshëm edhe sulmuesi Bushiç, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi të papritur në ndeshjen me Teutën. Këto ditë pritet që të shikohet edhe gjendja e sulmuesit Shehaj, ndërsa gjasat janë që edhe ai të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Rikthimet bëjnë që trajneri Duro të ketë një ekip më të plotë për ndeshjen e radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania