Panorama Sport (Albania)

Kamza, elita nuk diskutohet

-

Edhe pse nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola takimi me rivalen direkte, në kampin kamzali nuk ka pasur ndonjë gjë interesant­e, në një kohë që kanë ruajtur diferencën +10 pikë nga Besëlidhja. Ajo që mund të jetë një nga shkaqet e këtij zhgënjimi ishte terreni i rënduar. Kamza e Besëlidhja bënë një luftë mes tyre duke mos nxjerrë "asnjë fishek", pasi sfida me tyre përfundoi pa gola. Të dyja skuadrat zhvilluan një supersfidë, por që nuk u dhuruan golat, kjo nga fakti se të dyja ekipet luajtën të kujdesshme. Kanë qenë 90 minuta përpjekje nga të dyja krahët, por vetëm nga një pikë, me Kamzën që kryeson me 10 pikë më shumë se rivalët e tyre nga Lezha. Tani që kanë mbetur dhe dy javë kampionat për të përcaktuar renditjen përfundimt­are pas dy fazave të para dhe më pas edhe kalendarin për fazën e tretë, kamzalinjt­ë po bëjnë llogaritë për fazën e tretë, e cila është dramatike dhe penalizues­e për klubin kamzali. Megjithatë, optimizmi është tepër i lartë pasi çdo gjë, sipas teknikut Devolli, varet nga lojtarët tanë, impenjimi dhe lojërat e bukura të tyre. "Gjithsesi, ne do t'ia dalim, pasi ekipi ynë është prodhues i lojës, por dhe puna e shkëlqyer që në verë dhe në vijim, kam besimin e plotë se kjo skuadër jo vetëm që e meriton të jetë në Superligë, por do ta përmbushë në mënyrën më të mirë objektivin që kemi", ka deklaruar gjatë daljeve të tij në media trajneri Devolli. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania