Panorama Sport (Albania)

Kastrioti merr zemër, kërkon "kokën" e Shënkollit

-

Kastrioti, pas fitores në transfertë ndaj Burrelit, do të kërkojë me çdo kusht tri pikët edhe kundër Shënkollit. Jo vetëm për t'iu shkëputur fundit të tabelës, por edhe për t'iu bërë një dhuratë sportdashë­sve krutanë. Mesfushori Sajmir Gjokeja, i afruar në merkaton e janarit, në një prononcim për "Panorama Sport" shprehet: "Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e Kastriotit, një skuadër me emër, e cila nuk e meriton të jetë në 5-shen e dytë që lufton për mbijetesë. Megjithatë, besoj që edhe pse në 5-shen e dytë, me kontingjen­tin që disponon skuadra nuk do ta diskutojmë mbijetesën për asnjë moment. Tri pikët që morëm në fundjavë në Burrel treguan forcën e vërtetë të skuadrës. Po bëhemi gati për sfidën e radhës ndaj Shënkollit. Trajneri Deliu po punon në çdo drejtim, për të marrë një fitore. Shoh një entuziazëm të madh në ekip, pas fitores ndaj Burrelit dhe shpresoj që këtë sukses ta arrijmë edhe ndaj Shënkollit", deklaroi Gjokeja. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania