Panorama Sport (Albania)

Roshi "kërcënon" Shkumbinin me disfatë

-

Triumfi i arritur ndaj Tomorit ndryshoi pozicionin e Turbinës në klasifikim. Falë tri pikëve ndaj beratasve, cërrikasit lanë pas vendin e fundit të klasifikim­it. Ky sukses konsideroh­et pa dyshim meritë e gjithë grupit, ndonëse ata që spikatën ishin autorët e golave. Kapiteni Klevis Roshi dhuroi golin e qetësisë për skuadrën e Bardhit dhe tashmë është optimist edhe për sfidën e radhës. "Mendoj se kemi realizuar një fitore të merituar dhe mjaft të rëndësishm­e për vazhdimësi­në. Të mposhtësh 2-0 Tomorin nuk është diçka e lehtë, por ne besuam dhe ia arritëm këtij qëllimi. Sigurisht që kjo është meritë e mobilizimi­t të të gjithë skuadrës, por edhe sportdashë­sve tanë që tashmë janë 'arma' jonë plus. Fatmirësis­ht takimin e radhës e kemi përsëri në shtëpi. Ndaj Shkumbinit do të jetë një tjetër mundësi ideale për të marrë tri pikët. Mendoj që edhe me peqinasit nuk kemi rrugë tjetër veç fitores", ka thënë Roshi, i cili është një prej lojtarëve me eksperienc­e në ekip. Florenc Manari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania