Panorama Sport (Albania)

Trajneri probleme me formacioni­n, mungon Lleshi

-

Elbasani ka startuar dje përgatitje­t në kuadër të sfidës që do të ketë me Pogradecin në transfertë, me shpresën që të mos dalin pa një rezultat pozitiv nga kjo përballje. Situata nuk është aspak e mirë pas humbjes së fundit me Apoloninë, por tanimë në Elbasan janë mësuar me hapa falsë dhe sytë janë hedhur nga sfida e radhës. Ndoshta edhe një pikë mund t'u bënte punë verdhebluv­e, edhe pse me pozitat që kanë në klasifikim u bëjnë punë vetëm tri pikët. Për fat të keq, në këtë përballje elbasanasi­t do të kenë edhe një mungesë të sigurt, siç është ajo e mesfushori­t Jurgen Lleshi, i cili ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar që të bëjë një javë stop. Në një situatë të tillë shtohen edhe më tepër hallet për teknikun Dosti, i cili duhet të hedhë sytë te ndonjë tjetër lojtar nga stoli për ta zëvendësua­r. Me sa duket, problemet me afrimet në merkato po shfaqen këto javë te skuadra, sepse në tri takime ka marrë vetëm një pikë. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania