Panorama Sport (Albania)

Mamurrasi në krizë, kthesa pritet ndaj Besës

-

Mamurrasi po kalon një moment mjaft të vështirë në kampionat, kjo për shkak të rezultatev­e të dobëta që ka marrë në javët e fundit. Skuadra e drejtuar nga Rezart Maho është futur zyrtarisht në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria pas humbjes me Shënkollin. Ajo që ekipi ka shfaqur në fushën e blertë ka lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që i vetmi që u mundua të bënte diferencën ishte portieri Zaimi, i cili e shpëtoi ekipin nga disa gola të sigurt në disa raste. Objektivi i Mamurrasit në këtë sezon është mbijetesa, por nëse skuadra paraqitet ashtu si në ndeshjen me debutuesit e Shënkollit, një gjë e tillë do të jetë mjaft e vështirë. Megjithatë, ekipi tashmë po mendon për takimin e radhës që do të luajë ndaj Besës në shtëpi. E vetmja alternativ­ë, që skuadra të dalë nga ngërçi psikologji­k që po kalon, është fitorja dhe futbollist­ët janë koshientë për një gjë të tillë. Ahmet Zani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania