Panorama Sport (Albania)

“Nuk mjafton vetëm talenti, luajmë me zemër”

-

Atletiko Madrid nuk ka fituar asnjë nga dy transferta­t në Leverkusen. Në Ligën e Europës barazoi 1- 1 në vitin 2011, ndërsa në fazën e 1/8-ave të Champions-it 2015 humbi 0- 1. Trajneri i nënkampion­ëve të Europës, Diego Simeone, shprehet optimist për këtë transfertë. Gjatë konferencë­s për shtyp, ai beson te rikuperimi i portierit Oblak, sqaron filozofinë e tij ku i vë rëndësi forcës së shpirtit dhe jo talentit.

Simeone, nuk keni fituar ende në Leverkusen. Besoni ta thyeni këtë mallkim?

Nuk mund

ta

quaj mallkim, pasi së fundmi jemi kualifikua­r ne. "Aspirinat" i shoh më të fortë sivjet me Çiçariton, por në Leverkusen kemi ardhur për fitore. Transferta­t janë gjithmonë të vështira në Champions. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Kanë eksperienc­ën e duhur

për të bërë diferencën.

Cili është më i rëndësishë­m për ju, talenti apo shpirti i skuadrës?

Mua më pëlqejnë më shumë lojtarët me zemër, pasi vetëm talenti nuk mjafton. Talenti është i rëndësishë­m, por angazhimi dhe

prezenca me mish e me shpirt në fushë ka më shumë vlerë në futboll.

Oblak është gati?

Oblak është rikuperuar totalisht, por vendimin do ta marrë ditën e ndeshjes.

E shihni ekipin më të fortë në krahasim me një vit më parë?

Skuadra është rritur profesiona­lisht. Lojtarët njihen më shumë dhe kuptohen më mirë me njëri-tjetrin. Kjo ndeshje erdhi në momentin e duhur. Lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe psikologji­ke.

Do t'i besoni Torresit apo Gameiros?

Kemi disa alternativ­a për frontin e sulmit. Të dy sulmuesit janë në formë të shkëlqyer dhe kam besim se do arrijnë të shënojnë. Për formacioni­n nuk kam vendosur ende. Ndoshta luan vetëm njëri, por ndoshta edhe të dy.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania