Panorama Sport (Albania)

"Monako nuk do ndryshojë filozofi loje"

-

Leonardo Zhardim po përgatitet që të sfidojë ballëhapur Sitin e Guardiolës edhe pse "akti" i parë i betejës do të luhet në ishull. "Mendoj se do të gaboja rëndë nëse do të rekomandoj­a lojtarët që të bënin të tjera gjëra nga ato që kanë treguar deri më tani në Ligën e Parë franceze", e nisi fjalën e tij trajneri i monegaskëv­e. "Nuk ka rëndësi përballë kujt luajmë, ne kemi në ADN-në tonë këtë stil loje dhe do t'i qëndrojmë besnik deri në fund", vazhdoi portugezi. Këtë sezon Monako është treguar një makineri e vërtetë golash. "E vërteta është se do të jetë një ndeshje e bukur, pasi të dy teknikëve u pëlqen loja sulmuese", tha Zhardim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania