Panorama Sport (Albania)

Arbitrol Brysh, porto s`humbet kurre me te...

-

Do të jetë Feliks Brysh arbitri kryesor i ndeshjes Porto-Juventus. UEFA ka përzgjedhu­r arbitrin gjerman për këtë sfidë delikate të Ligës së Kampionëve, i cili edhe në të shkuarën ka arbitruar më parë dy skuadrat. Në fakt, statistika­t u buzëqeshin portugezëv­e sepse nën drejtimin e tij kanë arritur 3 fitore dhe 1 barazim. Brysh ka gjykuar dy ndeshje të Juventusit, pikërisht në Ligën e Kampionëve. Bardhezinj­të kanë humbur një ndeshje kundër Atletikos së Madridit dhe kanë fituar atë kundër Sitit. Në dy precedentë­t e mëparshëm, bilanci është barazim për Juventusin dhe në ndeshjen e tretë mund të prishen ekuilibrat. Në fakt, sipas basteve, bardhezinj­të e nisin këtë ndeshje si favoritë dhe fitorja e tyre kuotohet me koeficient­in 2.25. Ndërkohë, triumfi i Portos kuotohet me koeficient­in 3.6 dhe barazimi 3.2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania