Panorama Sport (Albania)

Tavekio: Titulli 2005-2006 Ka folur drejtësia

-

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit ka rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendje diskutimin e famshëm mes Interit dhe Juventusit për kampionati­n e vitit 2005-2006. Ai kampionat u është hequr bardhezinj­ve për parregulls­i dhe Tavekio thotë se respekton vendimin që është marrë nga organet kompetente. "Nuk më takon mua të flas për këtë çështje. Ka folur drejtësia për titullin e sezonit 2005-2006 në Itali dhe unë dua t'i besoj organet", ka thënë Tavekio. Ai ka folur gjithashtu edhe për objektivat dhe planet që ka federata për futbollin në Itali. "Mund të ndërtojmë skuadrat e dyta për të gjitha ekipet në Serinë A dhe për të zhvilluar një kampionat më vete. Do të ketë diskutime për gjithçka", ka thënë mes të tjerash Tavekio.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania