Panorama Sport (Albania)

Bardhezinj­të duan mbështetje nga tifozët

-

Në prag të ndeshjes me Porton, skuadra e Juventusit ka publikuar një video, ku protagonis­tët e skuadrës kërkojnë mbështetje nga tifozëria bardhezi. Pavarësish­t se ndeshja do të luhet në Portugali, tifozët janë forca më e madhe për Juventusin, që kërkon një shtysë më shumë për ta nisur rrugëtimin drejt një ëndrre bashkë me tifozët. Bufon, Kuadrado dhe disa lojtarë të tjerë janë të përfshirë në videon e publikuar në rrjetet sociale, që u bëjnë thirrje fansave të tyre të jenë sa më të shumtë në numër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania