Panorama Sport (Albania)

Ançeloti dëshmon në federatë, ja çfarë rrezikon italiani

-

Xhentëllme­ni italian Karlo Ançeloti humbi qetësinë pas një gjesti të ulët nga fansat e Hertës. Ditën e hënë është bërë e ditur publikisht se trajneri i Bajernit do të dëshmojë përpara Komisionit të Disiplinës. Këtë lajm ka konfirmuar edhe klubi bavarez. Sipas Anton Nahrainer, kryetari i këtij komisioni, Karlo Ançeloti pritet të ndëshkohet. "Ne po e shqyrtojmë çështjen. Ançeloti është kërkuar të japë shpjegime dhe presim të hetojmë", reagoi për "Sport" kryetari i Komisionit të Disiplinës, Anton Nahrainer. Ançeloti nuk është rasti i parë që u kundërpërg­jigjet fansave me gishtin e mesit. Një gjest të tillë e ka bërë edhe ish-trajneri i Union Berlinit, Norbert Dyvel, kundër "Mynih 1860" në vitin 2014. Ai u gjobit me 3500 euro nga federata. Në vitin 2010 si trajner i Zvicrës, Hicfeld u pezullua me 2 ndeshje nga FIFA, ngaqë i tregoi gishtin e mesit gjyqtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania