Panorama Sport (Albania)

Dortmundi, rekord arkëtimesh në 6-mujorin e parë

-

Borusia Dortmund ka krijuar stabilitet financiar. Klubi verdhezi e kaloi tanzicioni­n e verës kur iu larguan disa prej lojtarëve kryesorë. Teksa renditen në vend të tretë në Bundesligë, Dortmundi ka shpallur edhe shifrat e 6 muajve të parë të vitit fiskal 2017. Buxheti dhe fitimet janë rritur ndjeshëm. Në 6-mujorin e parë nënkampion­ët e Gjermanisë kanë arkëtuar 214.2 milionë euro (27.4 % më shumë sesa një vit më parë). Në këtë periudhë, Dortmundi ka korrur 15.6 milionë euro fitime (Vitin e kaluar -4.7 mln euro). Për sezonin 2016-2017 klubi verdhezi ka shanse të arrijë arkëtime rekord. Synohet që buxheti të kalojë për herë të parë 400 milionë eurot. Rekordi u arrit një vit më parë me 376.3 milionë euro. Dortmundi zotëron një kapital prej 319.6 milionë euro. "Jemi shumë të kënaqur me 6-mujorin e parë. Dortmundi është në rrugën e duhur financiare", tha bosi i klubit, Vacke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania