Panorama Sport (Albania)

Musa Dembele dhe Almani Ture, nën lupën e Bajernit

-

Bajerni i Mynihut është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, si dhe të një sulmuesi. Sipas informacio­neve të gazetës franceze "Le Parisien", bavarezët kanë shprehur interes për mbrojtësin e Manakos, Almani Ture. 20- vjeçari shihet si pasuesi i denjë i Filip Lahm. Mbrojtësi nga Mali ka një kontratë deri në vitin 2020. Gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka dhënë 5 asiste goli. Ndërkohë, për sezonin e ri edhe Levandovsk­i do të ketë një zëvendësue­s. Sipas gazetës britanike "Daily Mirror", Bajerni interesohe­t për 20- vjeçarin francez të Sëlltikut, Musa Dembele. Për sulmuesin, Bajerni do ofrojë 35 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania