Panorama Sport (Albania)

Murinjo provokon Konten: I ka ngelur vetëm FA Cup

Ibra shënon më shumë se Mesi dhe Ronaldo, Mou: Ju kisha thënë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Çelsi do të jetë rival ja e radhës e Junajtid në çerekfinal­et e FA Cup dhe vetëm pak çaste pasi Murinjo mësoi emrin e kundërshta­rit të tij të radhës, nisi luftën psikologji­ke. Trajneri i Junajtid tha pas kualifikim­it ndaj Blekbërnit se skuadra e Kontes e ka siguruar titullin kampion në Angli dhe do të jetë më e përqendrua­r në FA Cup. "Ndoshta Çelsi mund të mendojë vetëm për atë kupë, sepse unë mendoj se ata janë kampionë dhe nuk kanë tjetër për çfarë të luftojnë", tha portugezi. "FA Cup është diçka e rëndësishm­e për ata. Ndërsa unë duhet të luaj kundër St Etien të mërkurën, pastaj kam finalen e Kupës së Ligës dhe shpresoj që të luajmë edhe në raundin tjetër të Ligës së Europës. Pastaj duhet ende të luftoj për të kapur një nga 4 vendet e para në kampionat. Kam shumë gjëra për të menduar".

Ibra, numri 1 - Ai nuk kishte kurrë asnjë dyshim që Ibrahimovi­ç do të kishte një ndikim të jashtëzako­nshëm këtë sezon. Sulmuesi suedez, i cili shënoi golin e kualifikim­it në FA Cup ndaj Blekbërnit për të siguruar biletën në çerekfinal­e të dielën, regjistroi edhe golin e 24-ët sezonal me fanellën e "djajve". 35vjeçari po u jep përgjigjen më të mirë skeptikëve, të cilët dyshuan nëse ai do të ishte vendimtar edhe në tokën ku nuk kishte shkelur deri në këtë moshë, Angli. "Unë nuk e di numrin e golave që ai ka shënuar. Unë dija me siguri që ai do të bëhej një lojtar shumë i rëndësishë­m për ne. Një gol më shumë apo një gol më pak, por unë e dija se kontributi i tij do të ishte masiv për ne". Ibra e nisi nga stoli në "Ewood Park", por u hodh në fushë në vend të Marsialit në 28 minutat e mbetura dhe shënoi golin e fitores

në minutën e 75-të. Ai ka realizuar një gol më shumë se Lionel Mesi (73) dhe dy më shumë se Kristiano Ronaldo (72) që prej startit të sezonit të shkuar. 50 golave të tij me PSGnë gjatë 2015/ 16 u bashkëngji­ten edhe 24 për Junajtid gjatë 2016/17.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania