Panorama Sport (Albania)

Perez dhe Uollkot vrasin ëndrrën e Satënit

-

Shijuan vetëm gjashtë mijë birrat ekstra në pabin e "Gander Green Lane" dhe 90 minutat më të bukura të jetës së tyre: sepse ëndrra e Satën Junajtid, klubit që militon në kategorinë e 6- të në Angli, për të shkuar në çerekfinal­et e FA Cup, përfundoi përballë Arsenalit. "Topçinjtë", pavarësish­t momentit të vështirë psikologji­k në të cilin vinin pas humbjes 5- 1 me Bajernin në Champions, sidoqoftë ishin shumë të fortë për skuadrën e Pol Dosuellit, që renditej 105 vende poshtë tyre në klasifikim. Venger vendos t'i përziejë kartat, por ruan një ekuilibër mes përvojës dhe lojtarëve të rinj ( Sançez në stol, ndërsa Ozil mungoi për shkak dëmtimi). Londinezët nuk e kanë të vështirë të marrin kontrollin e ndeshjes, edhe pse luajnë në bar artificial. Dy minuta pasi Granit Xhaka çudit, duke u kaluar nga kundërshta­ri dhe merituar kartonin e parë të verdhë, mesfushori dhuron topin për Lukas Perezin, i cili shuan ëndrrën e Satënit për një mrekulli në stadiumin e tyre të vogël në minutën e 26-të. Shpresat e tyre të fundit i vret Tio Uollkot në minutën e 55- të ( lojtari i 18- të që shënon 100 gola me klubin). Arsenali luajti ndeshjen e parë ndaj një skuadre amatore në FA Cup prej sezonit 2002/ 03 ( kur mundën 5- 1 Farnboroun), por në çerekfinal­e fati u ka buzëqeshur përsëri, sepse do të ndeshen me një tjetër skuadër jo pjesëmarrë­se në Ligë, Linkolnin që eliminoi Bërnlejn.

 ??  ?? Në pushim të ndeshjes, portieri i dytë i Satënit nuk i rezistoi dot tundimit dhe u ushqye në stol
Në pushim të ndeshjes, portieri i dytë i Satënit nuk i rezistoi dot tundimit dhe u ushqye në stol

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania