Panorama Sport (Albania)

Ibra, foto me dedikim Fabio Kapelos

-

Nga Zhoze Murinjo te Pep Guardiola: Zlatan Ibrahimovi­ç ka pasur shansin të punojë me disa prej trajnerëve më të mirë në botë gjatë karrierës së tij të lavdishme. Por, me sa duket, trajneri që merr konsiderat­at më të mëdha për atë që është bërë lojtari që të gjithë admirojmë sot është Fabio Kapelo. Sulmuesi postoi në rrjetet sociale një foto të tijën me trajnerin italian, me një diciturë që vlerëson figurën e ish-teknikut të tij te Juventusi: "Personi që ndryshoi lojën time, Fabio Kapelo". Kapelo ndryshoi stilin e futbollit të suedezit gjatë dy sezoneve që e stërviti te Juventusi (fituan titullin kampion) pasi u transferua në vitin 2004 nga Ajaksi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania