Panorama Sport (Albania)

Rashford dhe Mata: Duam hakmarrje për humbjen 4-0

-

Markus Rashford dhe Huan Mata kërkojnë hakmarrje kundër Çelsit për humbjen 4-0 këtë sezon në Premier Ligë, kur Junajtid të përballet me blutë e Londrës në çerekfinal­et e nga FA Cup muajin e ardhshëm. "Në këtë fazë të kompeticio­nit, dihej që ne do të përballesh­im me një rivale të fortë, pavarësish­t emrit. Mendoj se duhet t'i marrim ndeshje pas ndeshjeje. Jemi në një seri të mirë rezultates­h, por në formë është edhe Çelsi. Do të jetë një ndeshje e bukur, por ne duam hakmarrje për humbjen në tetor", tha sulmuesi. I të njëjtit mendim është edhe ish-mesfushori i Çelsit, Huan Mata: "Është e kotë ta them që për mua do të jetë një tjetër ndeshje speciale. Por ne do të shkojmë atje shumë të motivuar për një biletë në 'Wembley' dhe për të harruar shijen e keqe të vizitës së fundit në ' Stamford Bridge'".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania