Panorama Sport (Albania)

Braziliani i P. Beogradit shpërthen në lot

-

Everton Luiz shpërtheu në lot pas koreve raciste të tifozëve kundërshta­rë në derbin e Beogradit të dielën. Mesfushori brazilian i Partizanit të Beogradit u fye në kor nga tifozët e skuadrës së Rad Beogradit dhe u largua nga fusha me lot në sy. Thirrjet "majmun" gjatë 90 minutave ndaj 28- vjeçarit sa herë që ai prekte topin, ishin një nga skenat më të shëmtuara në stadiumet europiane këtë fundjavë. "Të gjithë ishin kundër meje, madje edhe lojtarët e Radit", tha Luiz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania