Panorama Sport (Albania)

Bonaventur­a kërkon kohë: Nuk jam gati për rikthimin

-

"Duhet durim. Rikthimi në fushë është akoma larg". Lajme jo të mira për Milanin, i cili në Udine, përveç ndeshjes, humbi edhe shërbimet e mesfushori­t Xhakomo Bonaventur­a, lojtari më i mirë në këtë sezon. Ky i fundit, gjatë një interviste për "Premium Sport", ka thënë se po kryen fazën e riaftësimi­t, mirëpo ka nevojë ende për kohë për t'u rikthyer në dispozicio­n të trajnerit Vinçenco Montela. "Për momentin, ndihem mirë dhe jam shumë i lumtur për mënyrën se si po ecën faza e rikuperimi­t", tha fillimisht italiani. Bonaventur­a më tej shtoi: "Rruga e rikthimit është ende e gjatë dhe gjatë këtij muaji do të shohim se si do të vijojë riaftësimi. Fillimisht mendoj të shërohem dhe më pas të rikthehem në dispozicio­n të ekipit, por më duhet të qëndroj edhe disa muaj jashtë fushave të blerta". Bonaventur­a shtoi se dëmtimi nuk e ka demoralizu­ar: "Morali im është shumë i lartë, vetëm më vjen keq për faktin që nuk arrita dot t'i jap skuadrës ndihmën time në këtë moment deciziv të sezonit. Uroj dhe jam i bindur që ekipi do të kualifikoh­et për në kompeticio­net europiane". Në fund, Bonaventur­a e mbylli intervistë­n duke thënë se: "Kundër Fiorentinë­s kemi luajtur shumë mirë, duke marrë në fund një fitore me shumë vlera. Fitorja ishte e merituar dhe tani duhet të mendojmë për të koleksionu­ar sa më shumë pikë, pasi kundërshta­rët po mbajnë një ritëm të shkëlqyer dhe nuk duhet të frenojmë. Sigurisht kemi ende shumë pikë në lojë dhe ndeshje për ndeshje ekipi po tregon se është i vendosur dhe nuk dorëzohet kurrë. Baka? Vuan mungesën e golit, por jam i bindur se do të zhbllokohe­t shumë shpejt", tha ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania