Panorama Sport (Albania)

Kanavaro: Kinezët e Milanit janë njerëz të padëgjuar

-

Ish-mbrojtësi i Interit, Juventusit dhe kapiteni i përfaqësue­ses italiane, Fabio Kanavaro, aktualisht trajner në Kinë, ka folur për shitjen e aksioneve nga ana e presidenti­t Silvio Berluskoni: "Deri më tani nuk kam dëgjuar kurrë të flitet për pronarët e rinj të Milanit, nuk i kam hasur kurrë emrat e tyre. Mirëpo, nuk është diçka për t'u çuditur, pasi Kina është një shtet shumë i madh, mjafton të them se duhet katër orë udhëtim ajror për të shkuar nga veriu në jug të vendit", tha fillimisht Kanavaro. Më tej, ai u shpreh: "Nëse kinezët në fjalë kanë investuar te Milani, kjo tregon se kanë fuqinë financiare për ta bërë. Në Kinë ka shumë grupe që investojnë në botën e futbollit. Një ndër grupet më të forta ka blerë Interin, tani kam mësuar se një grup tjetër do blejë edhe Milanin, klubi më me shumë trofe të fituar në Europë pas Realit të Madridit", përfundoi Fabio Kanavaro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania