Panorama Sport (Albania)

Xhenoa shkarkon Juriç, në stol ulet Mandorlini

-

Humbja e thellë 5-0 në fushën e Peskarës i ka kushtuar rëndë trajnerit Ivan Juriç, i cili mëngjesin e djeshëm është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Xhenoas. Në vendin e tij, presidenti Enriko Preciozi ka afruar Andrea Mandorlini­n, që pritet të nisë që sot punën, pasi ka zgjidhur kontratën me Veronën. Për Mandorlini­n, një kontratë deri në qershorin e vitit 2018. Vendimi për të shkarkuar Juriç erdhi edhe pas protestave që rreth 200 tifozë të Xhenoas bënë dje pas humbjes me Peskarën, skuadra që mbyll renditjen e Serisë A. Në momentin që skuadra xhenoane mbërriti në qytet, ata e goditën autobusin me gurë, shkelma, vezë dhe nuk munguan fyerjet në adresë të lojtarëve dhe trajnerit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania