Panorama Sport (Albania)

Reina, SMS De Laurentisi­t: Jemi grup i fortë

-

Humbja kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve nuk u prit aspak mirë nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili publikisht kritikoi zgjedhjet e trajnerit Mauricio Sarri dhe lojën e zhvilluar nga skuadra. Mirëpo, kundërpërg­jigjja e lojtarëve të Napolit nuk ka vonuar shumë. Në ditën e djeshme, portieri spanjoll Pepe Reina, gjatë një postimi në profilin e tij "Instagram", ka publikuar një foto të skuadrës me mbishkrimi­n: "Jemi një grup kokulur, i fortë dhe që jep gjithçka në fushën e lojës", ishte komenti i Reinës. Ky i fundit është rreshtuar në krah të trajnerit Sarri pas polemikave me De Laurentisi­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania