Panorama Sport (Albania)

Për Interin, problemi më i madh janë Roma dhe Napoli

-

Java e ardhshme e kampionati­t italian do të jetë decizive për skuadrat që duan të arrijnë Europën. Interi sfidon në "San Siro" ekipin e Romës, ndërsa Atalanta luan në Napoli shanset e saj për të shpresuar për një vend në Ligën e Europës. Sa u përket zikaltërve milanezë, të cilët duan një vend në Ligën e Kampioneve, detyrat do të jenë më të vështira pasi konkurrojn­ë me rivale që në këtë periudhë të sezonit kanë qenë pothuajse perfekte.

Efekti Pioli - Në 13 javët që Pioli ka drejtuar Interin, skuadra ka fituar 31 pikë duke koleksionu­ar 10 fitore, 1 barazim (kundër Milanit) dhe dy humbje (kundër Juves dhe Napolit). Ky hap i ka lejuar që të rikuperojn­ë shumë pozicione në klasifikim (De Buri e la të 12-in). Në 13 javë Interi i ka rikuperuar 15 pikë Torinos, 12 Milanit, 8 Fiorentinë­s, 6 Lacios, 5 Atalantës dhe 1 Romës. Problemi - Kur llogariten pikët që u ka marrë rivaleve del në pah dhe problemi i madh i zikaltërve, të cilët gjatë këtij harku kohor kanë humbur 2 pikë kundrejt Napolit dhe i kanë fituar vetëm 1 Romës. Më e vështira - Faza më e vështirë për Interin sapo ka nisur pasi në takimet e mbetura i duhet që t'i fitojë 6 pikë Napolit, praktikish­t një mision i pamundur duke parë ritmin e ekipit kampan. Faktori fushë - Në këtë duel, Interi është i favorizuar, pasi ndeshjet që i kanë mbetur për të luajtur me rivalet direkte do t'i luajë në "San Siro". Si Roma dhe Napoli do të mundohen që të mbajnë larg Interit në ndeshje që do të luhen në Milano. NAPOLI JUVENTUS INTER ROMA ATALANTA LACIO FIORENTINA MILAN SAMPDORIA SASUOLO KIEVO TORINO UDINEZE BOLONJA KALJARI EMPOLI KROTONE PALERMO XHENOA PESKARA 33 33 31 30 26 25 23 19 19 17 17 16 14 14 12 12 8 8 6 5

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania