Panorama Sport (Albania)

Emergjencë në mbrojtje, zikaltrit mund të humbin edhe Xheison Murijon

-

Ndeshja kundër Bolonjës ka qenë e mallkuar për mbrojtësit e Interit. Stefano Pioli do të ketë shumë punë në momentin që do të vendosë si të rreshtojë ekipin kundër Romës. Në "Dall'Ara", Zhoao Miranda mori një karton të verdhë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në fushë në takimin e radhës. Këtë ndeshje rrezikon ta shikojë nga shtëpia edhe Xheison Murijo. Mbrojtësi kolumbian ka dalë i dëmtuar nga sfida e fundit e fituar nga Interi. Ai ka stresuar një muskul të kofshës të djathtë dhe për të mësuar nëse do të jetë ose jo në "finalen" e së dielës duhet të bëjë durim. Stafi mjekësor i Interit po bën gjithçka që të rikuperojë në kohë Murijon, i cili së bashku me Andreolin dhe Seinsbërin janë të vetmit qendërmbro­jtës në dispozicio­n të Piolit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania