Panorama Sport (Albania)

Interi, "klloçka" për rritjen e talenteve të Jiangsu

-

Raporti mes Interit dhe Jiangsu Suningut është gjithmonë e më i ngushtë. Zhang Jindong ka konfirmuar se do që të investojë rreth 20% të fitimeve të Jiangsu në sektorin e të rinjve. Agjencia kineze "Xinhua" zbuloi se pjesë e projektit ishte edhe Interi. Çdo vit Jiangsu do të dërgojë në Milano tre talente që të stërviten në ekipet zinxhirë të zikaltërve. Ndërkohë që Interi do të dërgojë te skuadra e "Mr.Suning" trajnerë, fizioterap­ist dhe disa specialist­ë të tjerë në mënyrë që të mësojnë homologët e tyre te klubi kinez. Ky është vetëm njëri nga nivelet e bashkëpuni­mit mes dy skuadrave që kanë për pronarë Zhang Jindong.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania