Panorama Sport (Albania)

Bauza, "shuplakë" Ikardit: Në kombëtare ai ose Alario

-

Komisari teknik i Argjentinë­s vazhdon që të habisë me deklaratat e veta rreth çështjes "Ikardi". Kësaj here ai u ka kujtuar tifozëve të dy herë kampioneve të botës se Mauro Ikardi ka rrugë për të bërë nëse do që të grumbulloh­et. "E di fare mire se argjentina­sit janë shumë kureshtarë për të parë në aksion Ikardin. Unë them se të gjithë këto zëra që qarkullojn­ë nëpër media nuk më kushtëzojn­ë aspak. Unë i kam folur personalis­ht dhe i kam komunikuar se zgjedhjet e mia të para janë Gonzalo Higuain dhe Lukas Prato. Nëse njërit prej tyre i ndodh ndonjë gjë, atëherë Ikardi është në balotazh me Lukas Alarion", tha Bauza. Ky i fundit pak kohë më parë u tha gazetarëve se nuk e njihnin Praton kur flisnin me aq siguri për Ikardin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania