Panorama Sport (Albania)

"Ja çfarë më tha Miranda, Interin e mbaj në zemër"

-

Për Zhuan Zhezusin, mbrojtësin e majtë të Romës, ndeshja e radhës nuk është aspak e lehtë pasi do të rikthehet në stadiumin ku luajti për disa vite. "Me Interin kam kaluar momente të bukura, prandaj jam shumë i emocionuar nga ky udhëtim drejt Milanos. Ruaj kujtime të bukura nga e kaluara ime në Milano dhe Interin do ta kem gjithmonë në zemër", tha Zhezus. I pyetur për mungesën e bashkëkomb­ësit të tij, Zhezus tha: "Pas ndeshjes, Miranda më dërgoi një mesazh ku më tha se ishte shumë i mërzitur që nuk do të luante kundër Romës. Edhe mua më vjen keq që një lojtar si ai të mos jetë në këtë takim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania