Panorama Sport (Albania)

Ramos gati, Ronaldo nuk stërvitet

-

Ditën e nesërme, Reali i Madridit ka shansin e artë për të thelluar diferencën me ndjekësit dhe të bëjë një hap të sigurt drejt titullit kampion në Spanjë. Skuadra e drejtuar nga Zidan ka zbritur dje në stërvitje për të përgatitur këtë sfidë dhe nga infermieri­a ka ardhur një lajm i mirë. Kapiteni Serxho Ramos është gati dhe i gatshëm për të luajtur si titullar në këtë ndeshje, pasi është stërvitur me grupin. Ai nuk luajti në sfidën e fundjavës, por tani është i rikuperuar plotësisht. Shqetësimi i vetëm për trajnerin Zidan është portugezi Kristiano Ronaldo. Ai nuk u stërvit me skuadrën dhe punoi i veçuar në stërvitje bashkë me fizioterap­istin dhe Danilon. Megjithatë, mediat spanjolle thonë se bëhet fjalë vetëm për lodhje muskujsh dhe Ronaldo nuk rrezikon prezencën e tij në sfidën kundër Valencias. Edhe ai do të udhëtojë me skuadrën dhe me shumë gjasa mund ta nisë ndeshjen si titullar. Edhe Naço është stërvitur pa probleme, ndërsa Zidan e ka plotësuar grupin stërvitor me të birin e tij, Enzo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania