Panorama Sport (Albania)

Rrëzohet Apeli i Nejmarit, rrezikon dy vite burg

-

Gjykata e Lartë e Madridit ka refuzuar Apelin e Nejmarit për akuzën e mashtrimit dhe korrupsion­it. Ylli i Barçës, ashtu si babai i tij menaxher, rrezikojnë dy vite burg dhe një gjobë prej 10 milionë eurosh. Denoncimi i "DIS", fondit të investimit që posedonte 40% të kartonit të lojtarit, kërkoi nisjen e hetimeve për të sqaruar kontratat e fshehura mes Barcelonës dhe Santosit për transferim­in e sulmuesit. Barça e kishte zyrtarizua­r blerjen e Nejmarit nga Santosi për 57.1 milionë euro, nga të cilat 40 milionë i kishin shkuar familjes dhe 17.1 milionë të tjera ishin ndarë me klubit brazilian dhe fondit "DIS". Por hetimet e nisura pas denoncimit të "DIS" zbuluan se kostoja totale e operacioni­t arrinte në 83.8 milionë euro, për shkak të kontratave të fshehura mes dy klubeve për të shmangur kontributi­n për fondin e investimit. Prej kësaj, lindi akuza e mashtrimit dhe korrupsion­it ndaj Nejmarit dhe babait të lojtarit, i cili është menaxheri i tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania