Panorama Sport (Albania)

Junajtid rikthehet në garë për Toni Krosin

-

Objektivi kryesor i Mançester Junajtid në merkaton e verës është sulmuesi i Atletikos, Antuan Grizman, por "djajtë" kanë në shënjestër edhe Toni Krosin. Sipas "The Independen­t", gjigantët e Premier Ligës kërkojnë të përforcojn­ë mesfushën me gjermanin e Realit të Madridit për sezonin 2017/ 18. Një lëvizje e Murinjos për Toni Krosin do të thotë rikthim i 20 herë kampionëve të Anglisë në garën për ta transferua­r ishtalenti­n e Bajernit, të cilin ata e kërkuan në "Old Trafford" 3 vite më parë. Në dhjetor, ish-trajneri Dejvid Mojes zbuloi se ata kishin një marrëveshj­e për transferim­in e Krosit në verën e 2014-ës (pas Botërorit të Brazilit), por shkarkimi i skocezit në prill prishi gjithçka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania