Panorama Sport (Albania)

Për herë të parë në histori me vetëm një spanjoll titullar

-

Barcelona e nisi ndeshjen kundër Leganesit me vetëm një lojtar spanjoll titullar në formacion, diçka që ndodhte për herë të parë në historinë 118-vjeçare të klubit. Serxhi Roberto ishte i vetmi futbollist vendës titullar në skuadrën e Luis Enrikes mbrëmjen e së dielës në "Camp Nou", ku katalanasi­t mundën me shumë vështirësi debutuesit 2-1 (u desh një gol i Lionel Mesit me penallti në minutën e 89-të). Por tifozët e Barçës, të cilët e vërshëllye­n skuadrën e tyre për paraqitjen në fushë, nuk duhet të shqetësohe­n shumë në lidhje me këtë aspekt, sepse në stol Enrike kishte produkte vendëse të akademisë "La Masia" si Andres Iniesta, Xherard Pike apo debutuesi Karles Alena.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania