Panorama Sport (Albania)

Shqipëria organizon Botërorin e 2019-ës

Vendimi u mor pas takimit të presidenti­t Gjoza me kreun e IWF-së, Tamas Ajan

-

Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes ka marrë OK-in për të pritur një tjetër eveniment ndërkombët­ar. Fjala është për kampionati­n botëror të 2019-ës për paratërinj. Verdikti final u dha pas takimit që një përfaqësi e Federatës Shqiptare e përbërë nga presidenti Elez Gjoza, presidenti i Nderit të FSHP-së Akademiku Gudar Beqiraj dhe sekretari i përgjithsh­ëm Agron Haxhihysen­i zhvilluan në selinë qendrore të Federatës Botërore (IWF) në Budapest. Në prezencë të titullarit të IWF-së Tamas Ajan, u vendos që Shqipëria të organizojë Botërorin pas dy viteve. Veç "bekimit" që morën nga Ajan për Botërorin, ai shprehu mbështetje­n për Shqipërinë në bazë materiale si dhe në asistimin me ekspertë ndërkombët­arë në kualifikim­in e trajnerëve në vend. Mes të tjerash, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Gjoza, u vlerësua nga Tamas Ajan me diplomën e "Organizato­rëve të Meritës" për aktivitete­t ndërkombët­are. Nëntorin e kaluar kreu i organizmit më të lartë të shtangës botërore do të vizitonte vendin tonë pas ftesës së palës shqiptare në ceremoninë ku u nderua figura e njohur e sportit dhe shkencës me ceremoninë të titulluar "Gudar Beqiraj, 50 vite jetë me peshëngrit­jen".

FUTBOLL PËR FEMRA/APOLONIA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania