Panorama Sport (Albania)

Markez: Yamaha, kërcënim serioz për ne

-

Mark Markez është i bindur se dyshja e pilotëve të Yamahas, Maverik Vinales dhe Valentino Rosi, do të përbëjë kërcënimin më të madh në vitin 2017. Kampioni i botës i mbyllte testet 3-ditore në "Phillip Island" në vendin e dytë të përgjithsh­ëm 0.294 sekonda më i ngadaltë nga bashkëkomb­ësi Vinales. "Në garën e parë do të shikoni se fundjava do të jetë krejtësish­t ndryshe. Sigurisht që të dy pilotët e Yamahas do të jenë konkurrent­ë të fortë. Po ashtu, edhe pilotët e Dukatit janë duke luftuar fort. Pa harruar këtu edhe shokun tim të skuadrës. Parashikoj se do të jetë një konkurrent i fortë në Botëror", deklaroi piloti i Hondës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania