Panorama Sport (Albania)

Uolf e Lauda rinovojnë deri në vitin 2020

-

Mercedes ka hedhur themelet për të ardhmen, duke u bazuar te triumfet në edicionet e kaluara. Skuderia gjermane, pasi bëri të vetat shërbimet e pilotit finlandez Valteri Botas, në vend të kampionit të botës Niko Rosberg dhe drejtorit teknik Xhejms Alison, njoftoi ditën e djeshme rinovimin deri në vitin 2020 të dy "lojtarëve" kyç me shefin e skuadrës Toto Uolf dhe presidenti­n e nderit Niki Lauda. Me këtë zyrtarizim bien poshtë edhe zërat për një konflikt brenda familjes së kampionëve të botës me presidenti­n e skuadrës Dieter Zetshe, që doli me një deklaratë për shtyp, e shfaqur në faqen e internetit: "Cilësitë menaxheria­le e sipërmarrë­se të Totos, si dhe eksperienc­a e Nikit kanë dhënë rezultate që kanë shkuar përtej pritshmëri­ve tona. Për këtë arsye jam shumë i lumtur që do t'i kemi edhe për katër vitet e ardhshme, sigurisht në krye të skuadrës së Formula 1".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania