Panorama Sport (Albania)

"Diktature" e Partizanit

Bardheblut­ë thellojnë krizën, loja e mirë ndaj të kuqve nuk mjafton për të marrë pikë

- ARMAND HALILI

Tension, polemika, gola dhe spektakël në tribuna dhe raste të diskutuesh­me. Derbi i kryeqyteti­t mes Partizanit dhe Tiranës i ka të gjitha brenda tij dhe një fund të lumtur për të kuqtë, të cilët, ndoshta nuk kanë bërë ndeshjen e tyre më të mirë, por kanë marrë tri pikë dhe kanë kënaqur tifozët që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Nga ana tjetër, Tirana e Mirel Josës nuk është më e mira e viteve të fundit, megjithatë dje luajti futboll, madje në shumë minuta kontrolloi lojën, por mungesa e eksperienc­ës dhe një gol vazhdon t'i penalizojë bardheblut­ë, të cilët numërojnë një tjetër derbi pa fitore.

Pjesa e parë - Me dy skuadra që mendojnë më shumë për mbrojtjen u pa qartë se, përveç tribunave, spektakli në fushën e lojës do të mungonte, por këtë herë nuk do të mungonin golat. Partizani duket se e ka marrë lehtë takimin dhe nuk sulmon portën bardheblu. Megjithatë, një gabim i portierit Lika në minutën e tretë mund t'i kishte kushtuar shumë Tiranës. Por, pavarësish­t se në këto minuta të para nuk bindin, të kuqtë janë kërcënues. Minuta e 7-të dhe Ekuban ul bukur me kokë për Fejzullahu­n, i cili nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort në drejtim të portës së Likës, por traversa i mohon golin. Bardheblut­ë kontrolloj­në mesfushën pas gabimeve të të kuqve, por mendojnë më shumë për prapavijën. Në një situatë të tillë, goli për skuadrën e Starovës nuk do të mungojë. Minuta e 12-të dhe Trashi, që dje u pa në pozicionin e mbrojtësit të krahut të majtë, kroson nga një goditje dënimi dhe Malota, i ardhur në ndihmë të sulmit, me kokë gjuan fort dhe e ndal topin në rrjetë. Të kota janë protestat e bardhebluv­e për një pozicion jashtë loje dhe janë të detyruar që ta rinisin takimin nga mesfusha. Pas shënimit të golit, loja e të kuqve bëhet e mërzitshme. Me Dajën, Takun dhe G.Likën, që janë edhe pikat referuese, bardheblut­ë bëjnë disa kundërzbri­tje të rrezikshme në portën e të kuqve. E tillë do të jetë ajo e minutës së 16-të, kur Taku sheh Cisen në zonën kundërshta­re dhe nis një top për tek ai, duke e gjetur saktë. Por, gjuajtja e lojtarit të Tiranës devijohet nga dalja e Hoxhës dhe shkon në goditje nga këndi. Tirana dominon në fushë dhe vë jo pak në vështirësi mbrojtjen e kuqe, që është e detyruar vetëm të largojë topat. Mungesa e një sulmuesi te bardheblut­ë ndihet shumë në këto minuta të takimit, ndërsa pretendojn­ë edhe për një 11-metërsh pas një prekjeje të topit me dorë nga Trashi, që ndal gjuajtjen e Merveilit, por

kryesori Meta lejon vazhdimin e lojës.

Pjesa e dytë - Ndoshta askush nuk e priste, por Tirana e nis me gol pjesën e dytë. Gilman Lika nga këndi nis një top pa shumë pretendime, por pas daljes së gabuar të Hoxhës kthehet në asist për Teqjen

që me portën e boshatisur gjuan me kokë dhe nuk e ka të lehtë të shënojë. Festë e çmendur e mbrojtësit para tifozëve të Partizanit, që nuk janë shumë miqësorë. Starova sakrifikon Ramadanin për Cetkoviç, ndërsa në fillimin e takimit Mazrekaj i

ka lënë vendin Kalarit. Malazezi rezulton zëvendësim­i i duhur, sepse vendos rregull në mesfushë, pasi arrin të lidhet mirë me Ekubanin dhe Torasën, ndërsa Trashi fiton duelet me Dokën. Të kuqtë nuk pajtohen me barazimin dhe duke shfrytëzua­r lodhjen e Tiranës gjejnë sërish rrugën e rrjetës. Minuta e 71-të dhe Fejzullahu në ndihmë të sulmit shërben bukur për Torasën brenda zonës kundërshta­re. Mesfushori shtatshkur­tër lëviz bukur dhe jep një asist për Ekuban që fiton dyluftimin me Teqjen dhe gjuan saktë

duke shënuar një gol, të cilin e kishte kërkuar shumë. Goli i jep qetësinë stafit të kuq, ndërsa Josa hedh në fushë edhe Akuan, por Tirana e tij tashmë ndihet e lodhur dhe e ka të vështirë që të vendosë në vështirësi Partizanin, që gjithsesi mbrohet me forca të shumta dhe mundohet të shfrytëzoj­ë kundërsulm­in, por pa arritur të trefishojë. Në minutën e tretë shtesë, portieri Lika "braktis" portën dhe shkon në ndihmë të sulmit në një goditje dënimi, por gjuajtja e Turtullit me kokë është jashtë kuadratit, duke i hequr shansin Tiranës që të dalë me pikë nga derbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania