Panorama Sport (Albania)

"Bonuset dhe fati përralla, ja pse nuk ishte rastësi"

-

Në fund ndodh gjithmonë ashtu siç pritet. Bajerni i Mynihut shënoi "in extremis" edhe në Berlin, por këtë herë u lumturuan për një pikë. Ndërsa Herta pas 11 humbjeve radhazi u ndje fitues për 95 minuta, por 59 sekondat përmbysën komplet gjendjen e tyre shpirtëror­e duke dalë humbës shpirtëror­ë. Për të mos e quajtur fat apo këmbëngulj­e të bavarezëve, në skenë doli edhe vendimi i gjyqtarit. E cilësuan si bonus, por nëse do t'u bazohemi fakteve është vërtet një reagim emocional i trajnerit Pal Dardai. Për herë të gjashtë këtë sezon, Bajerni shënon në minutën e 90-të ose në shtesë brenda kohës së rregullt të akorduar nga gjyqtarët. Në harkun kohor nga minuta e 80-të, kampionët kanë marrë 9 pikë. Nuk mund të flasim më për një rastësi. Kush argumenton me fakte dhe në mënyrë të arsyeshme, duhet të marrin parasysh edhe performanc­ën e tyre me pasion dhe vendosmëri në Champions kundër Arsenalit. Është një sinjal apo një shenjë e forcës së tyre, që, falë cilësisë së stolit dhe presionit, bëjnë që marzhi i gabimit të kundërshta­rëve të jetë i lartë. Unë arrij të kuptoj zhgënjimin e trajnerit të Hertës, Pal Dardai, pasi ekipi i tij tregoi forcë dhe lojë të bukur taktike në fushë. Pesë minutat shtesë në Berlin ishin rrjedhojë logjike e lojës së fortë dhe pauzave të shpeshta nga faullet. Një minutë shtesë mbi shtesë nga gjyqtari ishte e drejtë, së pari pasi faulli ndodhi në limitet e fundit të minutës shtesë, plus në shtesë u bënë dy zëvendësim­e nga vendësit. Goditja e dënimit pas 5':12" në shtesë për mua ishte legjitime. Pra, fati apo bonuset për Bajernin për mua janë përralla. Ne do përjetojmë edhe ndeshje të tjera të këtij formati. Për Hertën është një ngushëllim dhe një arsye për dobësinë e minutës së fundit. Kur shënon golin e avantazhit kundër Bajernit dhe arrin ta mbash për 95 minuta, atëherë kishte zgjidhje tjetër për të shmangur 1 minutë shtesë. Herta duhej të ndihej fituese jo vetëm nga avantazhi, por edhe nga loja e nervave. Këtë të fundit nuk e menaxhoi mirë dhe, si pasojë, duhet të kënaqen me një pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania