Panorama Sport (Albania)

Galiani përcillet me kore nga "San Siro"

-

Milan- Fiorentina, me shumë gjasa, ka qenë ndeshja e fundit e presidenti­t Silvio Berluskoni dhe administra­torit Adriano Galiani në krye të Milanit. Më datë 3 mars është parashikua­r kalimi i famshëm i pronësisë nga Berluskoni në duart e kinezëve, një ndryshim epokal që parashikon edhe formimin e organigram­ës së re të klubit, ku nuk parashikoh­et qëndrimi i Adriano Galianit. Ky i fundit ka qenë i pranishëm edhe të dielën në "San Siro", mirëpo, edhe pse flitet se është ndeshja e fundit në shtëpi, grupimi i organizuar i tifozëve "Curva Sud" nuk është kursyer duke thurur kore kundër tij, siç është bërë tashmë traditë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania