Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Monako, rival i tmerrshëm

"Nuk kemi eksperienc­ën e mjaftueshm­e në Champions, besoj shumë tek Aguerro"

-

SOT Leverkusen- Atletiko M. 20:45 Mançester S. - Monako 20:45

NESËR

Porto - Juventus 20:45

Sevija - Leiçester 20:45

Mançester Siti do të presë sot në shtë pi Monakon për ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve. Kjo përballje nuk e lë të qetë trajnerin e "qytetarëve", Pep Guardiola, i cili në vigjilje të sfidës tha: "Jam vërtet i befasuar nga forca e tyre, pasi Monako është një skuadër e kompletuar dhe numëron numrin më të madh të golave të realizuar në Europë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë", tha fillimisht spanjolli. Më tej ai shtoi: "Nuk kisha nevojë të shikoja fitoren e PSG- së kundër Barcelonës për të njohur futbollin francez. Sipas këndvështr­imit tim, Monako është një ndër skuadrat më të forta të momentit, pasi shënojnë shumë dhe rrallëherë largohen pa gol nga fusha. Mesatarja e tyre është e frikshme dhe ka lojtar shumë të fortë që luajnë nga krahët e mbrojtjes. Nuk gënjej kur them që Monako është një skuadër që më ka impresionu­ar shumë në këtë sezon, pasi janë shumë të bukur për t'u parë dhe të gjithë punojnë shumë dhe qëndrojnë kokulur". Guardiola është i vetëdijshë­m se rreziku kryesor është sulmuesi kolumbian, Radamel Falkao: "Ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ai kërkon kohë për të rikuperuar, mirëpo tani e ka hedhur pas shpine dhe po kalon një formë të jashtëzako­nshme. Falkao është një ndër sulmuesit më të fortë të panoramës botërore dhe tani

është rikthyer sërish në nivelet e tij të dikurshme. Aguerro? Ka instinkt, besim, talent dhe është shumë i aftë në fazën realizativ­e. Ai është një futbollist tepër i rëndësishë­m për këtë skuadër dhe ka lindur për të qenë një futbollist elitar". Tifozët, dhe jo

vetëm, kanë pritshmëri te Mançester Siti, mirëpo Guardiola tërhiqet: "Jemi vërtet të lumtur që bëjmë pjesë në 16 ekipet më të forta të Europës, por edhe duhet të mendojmë që ky klub ka një histori shumë të shkurtër në Europë. Ne do të provojmë të

kalojmë në turin e ardhshëm, jam dakord, por jo se jemi të detyruar ta bëjmë, pasi ka skuadra me më shumë eksperienc­ë se ne. Bielsa? Për mua është trajneri më i mirë në botë, nuk ka shumë rëndësi fakti që nuk ka fituar tituj", përfundoi ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania