Panorama Sport (Albania)

Kapiteni Hoxha: Goli i panikut, ja pse e pësuam

"Titulli kampion vendoset nga përballjet direkte të rivalëve"

- ILIR CARA

Kapiteni Alban Hox ha pas ndeshjes pohoi se kishte besim të plotë që Partizani do ta fitonte derbin, ndonëse pësuan një gol paniku në fillim të pjesës së dytë. Ai sqaron golin e pësuar, por edhe rëndësinë që ka suksesi ndaj bardhebluv­e, të cilëve sikur ua kanë marrë dorën.

Alban, Partizani mbetet sërish i pathyeshëm në derbi?

E kishim vlerësuar maksimalis­ht këtë ndeshje të radhës me Tiranën. Në pjesën e parë luajtëm mirë, ku shënuam edhe të parët, por të dytën e nisëm me një episod ku u ndëshkuam dhe rezultati u barazua 1-1. Gjithsesi, kisha shumë besim se do ta kthenim ndeshjen në favorin tonë dhe në fund kështu ndodhi.

Si shpjegohet që ekipi nuk e ka më atë sigurinë në mbrojtje, gjë e cila u pa edhe te goli i pësuar ndaj Tiranës?

Besoj se nuk është problem sigurie, por ajo që ndodhi me Tiranën ishte thjesht një episod që mund t'i ndodhë çdo ekipi. Ato janë krosime ku kërcejnë shumë lojtarë dhe nuk e kap asnjë duke krijuar keqkuptime mes lojtarëve. Pra, nuk mund të themi se është pasiguri e mbrojtjes, por thjesht një moment mosmarrëve­shjeje.

Mund të themi se kjo javë ishte në favorin tuaj si ekip, meqë fituat derbin dhe u ndal Kukësi?

Java jonë? Siç barazuam ne javën e shkuar dhe fitoi Kukësi. Besoj se kështu do të shkojë gara për titull deri në fund të kampionati­t. Besoj se përballjet direkte mes pretendent­ëve do të jenë përcaktues­et e titullit. Këto përballje nisin që javën e ardhshme për ne.

Keni ndonjë shpjegim pse Tiranës nuk i ecën me Partizanin?

Nuk mund të jap unë përgjigje për Tiranën, më mirë pyesni ata.

Sikur ua keni marrë dorën derbeve, i kthyet në ndeshje të zakonshme?

Dorën? Realisht, duke ditur se ata kanë tri vite që nuk fitojnë ndaj nesh, do të thotë diçka.

Ju vjen keq që ultrasit e Tiranës nuk ishin prezent

në derbi, pasi ata e kanë bojkotuar skuadrën e tyre?

Nuk më takon të flas për ata, por vetëm për tifozët e Partizanit, të cilët e kishin mbushur stadiumin. Shpresoj që kështu të jetë në çdo ndeshje.

Mund të themi se me këtë fitore Partizani kthen mungesën e harmonisë në të gjitha aspektet?

Kjo është e vërtetë, pasi pas një fitoreje në derbi, rritet harmonia dhe siguria në grup. Kjo frymë të shërben për vazhdimësi­në.

Tani ju pret një tjetër ndeshje e vështirë, transferta e Kukësit...

Sigurisht që është një ndeshje e vështirë, por ne do ta përgatisim këtë sfidë siç bëmë edhe në derbi.

 ??  ??
 ??  ?? Ironia e Alban Hoxhës me golin e pësuar në derbi. I merr syzet zëdhënësit të klubit në festën pas ndeshjes
Ironia e Alban Hoxhës me golin e pësuar në derbi. I merr syzet zëdhënësit të klubit në festën pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania