Panorama Sport (Albania)

Kapeçe: Hoxha, titullar me Italinë dhe pastaj larg Partizanit

-

Trajneri i portierëve të Partizanit, Mario Kapeçe, së fundmi është angazhuar edhe në projektet që ka FSHF në lidhje me sektorin e përgatitje­s së "gardianëve" dhe përgatitës­ve të tyre. Trajneri i portierëve të Partizanit, në intervistë­n e dhënë dje për "Supersport" gjatë një aktiviteti të organizuar nga FSHF, foli për portierët në Superiore dhe për Partizanin. Sipas Kapeçes, portieri i Partizanit Hoxha meriton të jetë titullar ndaj Italisë, si dhe mendon se në fund të sezonit ai duhet të transferoh­et jashtë vendit. Ai preku edhe gabimin e bërë nga Hoxha në derbin e fundit të kryeqyteti­t. Ja prononcimi i djeshëm i Mario Kapeçes: PORTIERËT SHQIPTARË - "Në Superiore ka portierë shumë të mirë, por unë jam i lumtur me tre portierët që trajnoj te Partizani, sepse janë atletë dhe njerëz pozitivë. Dua të veçoj atë të Laçit, por nuk duhet të harrojmë Strakoshën dhe Dajsinanin që ka shumë cilësi. Ashtu siç Shqipëria është rritur në nivelin e Kombëtares, mund ta bëjë shumë mirë edhe në rang klubesh, por duhet edhe pak kohë. Duhet të vazhdoni në këtë rrugë, të rrisni talentet që keni në vendin tuaj dhe të evitoni mësymjen e të huajve". TRANSFERIM­I I HOXHËS - "Mendoj se ka ardhur momenti që Albani të përballet me një eksperienc­ë të re, sepse e meriton për atë që ka bërë këtu dhe ai ka nevojë për një gjë të tillë. Ndoshta ky është momenti i duhur që ai të tregojë aftësitë e tij në një kampionat më të fortë dhe të ndjekur. Partizani ka Xhikën dhe Dajsinanin dhe ne nuk jemi aspak të trembur nëse Albani largohet, kemi edhe dy portierë të tjerë të gatshëm". KOMBËTARJA - "Shpresoj që Albani të luajë titullar në ndeshjen Itali-Shqipëri. Hierarkitë janë të qarta, ai ka qenë aty, dikur portier i tretë dhe tani i dytë dhe besoj se duhet të luajë ai. Është e vërtetë që Strakosha po gjen hapësira te Lacio, por në portë ke nevojë për një emër që luan 70- 80 ndeshje rresht siç po bën Albani, por gjithsesi e përsëris se shpresoj që hierarkia të respektohe­t. Besoj se e meriton këtë mundësi pas shumë viteve sakrifica".

DERBI DHE GOLI I PËSUAR - "Derbi është shumë i bukur, më ka bërë përshtypje entuziazmi. Ne kemi tifozë pasionantë që na qëndrojnë shumë pranë. Fituam një ndeshje të rëndësishm­e që mund të harrohet shpejt nëse nuk bëjmë të njëjtën gjë edhe në Kukës. Partizani nuk duhet të kufizohet vetëm te derbi, por duhet të fitojë edhe kampionati­n sepse e meriton qyteti, presidenti dhe tifozët. Albani gabon shumë pak dhe, në rastin e golit të pësuar, ndoshta pati një problem në leximin taktik të atij momenti, por duhet ta analizojë sërish. Një portier si ai duhet të gjykohet nga ajo që ka dhënë deri tani".

E ARDHMJA - "Fillimisht duhet të mendojmë për të fituar dhe nëse nuk ndodh një gjë e tillë, presidenti mund që të marrë vendimin për të ndryshuar trajnerë portierësh. Unë jam i lumtur sepse punoj që prej më shumë se një viti dhe nëse do qëndroj, do të vazhdoj të ndihem mirë, por në të kundërt do t'i falënderoj, sepse po ia kaloj shumë mirë me të gjithë në klub".

 ??  ?? Hoxha, Kapeçe, Dajsinani dhe Xhika
Hoxha, Kapeçe, Dajsinani dhe Xhika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania