Panorama Sport (Albania)

Ironia e Partizanit: Mundëm ekipin e... miqësoreve

"Tifozët e Tiranës po gabojnë, ta mbështesin skuadrën"

- ILIR CARA

Mbrojtësi Renaldo Kalari nuk është kursyer në prononcimi­n e tij pas mbarimit të derbit, ku përveç gëzimit të fitores, nuk ka kursyer edhe ironinë me angazhimin e kundërshta­rit. Si ish-lojtar i Tiranës, ai ka folur pa doreza, ku ka dënuar sjelljen e bardhebluv­e që, sipas tij, pas miqësoreve u mobilizua ndaj Partizanit. Gjithashtu, ai nuk është dakord me vendimin e tifozëve të Tiranës, të cilët, sipas tij, duhet që të jenë pranë ekipit e presidenti­t dhe me praninë e tyre të hënën në stadium, fitorja do të kishte qenë akoma më e bukur për "demat". Kalari foli edhe për golin e Malotës, i shënuar në pozicion të parregullt, por sipas tij, arbitrat kanë bërë shumë gabime ndaj tyre, kështu që nuk i vjen keq nëse kësaj here ata kanë përfituar. Për Kalarin, Partizani e meriton titullin kampion, pasi e ka treguar veten edhe vjet ndaj rivalëve direkt.

Sa shijon kjo fitore, pasi erdhët edhe nga stoli dhe u futët në fushë?

Shijon shumë kjo fitore, për 3 pika që janë kryesore. E para se u afruam me kreun e renditjes dhe ruajtëm ecurinë e Kukësit dhe Skënderbeu­t, e dyta se ishte derbi dhe ka shumë rëndësi. Ka edhe një faktor të tretë shumë të rëndësishë­m, pavarësish­t se është folur dhe nuk është pranuar, por ndaj një ekipi që në javët e kaluar bën ndonjë ndeshje miqësore dhe luan me gjithë forcë këtu, kjo të bën që ta shijosh më shumë fitoren. Ne luajmë fort që t'u tregojmë të gjithëve se e meritojmë të jemi në krye më shumë se gjithë të tjerët.

Ndeshje miqësore e keni fjalën për Tiranën?

Nuk dua të flas më shumë...

Goli i parë ishte pozicion jashtë loje, a ju dha dorë në këtë fitore?

Nuk e di, s'e kam parë, pasi sapo kemi dalë nga stadiumi. Por nuk besoj se ka qenë flagrant. Arbitrat po bëjnë shumë gabime dhe aq herë sa jemi dëmtuar ne, nuk do të më vinte keq nëse del njëherë që gabojnë në favorin tonë (qesh).

A është ky viti i duhur që Partizani të fitojë titullin kampion?

Është ky viti i duhur, ishte edhe vjet, pasi e humbëm për gabimet tona. Besoj se edhe

vjet e treguam se ishim ne që e meritonim, pasi i mundëm të gjitha ekipet rivale, prandaj mendoj se sivjet është i duhuri. Nuk e nisëm mirë, por u përmirësua­m dhe kjo na jep shtysë akoma më shumë. Për Partizanin, që nga ky vit dhe në vazhdim do të jetë i duhuri, pasi është në ngritje.

Pse po ndodhin kaq shumë ndryshime në mbrojtje te Partizani në këtë fillim të pjesës së dytë të kampionati­t?

Është trajneri ai që e vendos. Pastaj nuk i ngjan as ndeshja- ndeshjes. Përdoret një strategji e ndryshme në varësi të kundërshta­rit. Ne jemi të gjithë të gatshëm për të dhënë maksimumin aty ku na kërkohet dhe për sa minuta kemi në dispozicio­n. Ne duhet të arrijmë objektivat si ekip dhe jo në mënyrë personale.

Si "ish" që jeni në derbi, a

keni ndonjë koment për braktisjen që i bënë tifozët e Tiranës ekipit?

Tifozët janë ata që i japin bukuri ndeshjes, sidomos në derbi, ku të dyja tifozëritë janë magjike. Me të vërtetë më shijon fitorja, por do të më shijonte më shumë nëse do të ishin edhe tifozët e Tiranës. Mendoj se ata po bëjnë gabim, pasi duhet ta mbështesin skuadrën dhe puna e stadiumit i takon tjetërkujt. Presidenti i Tiranës ka bërë maksimumin për këtë dhe tani që është në një moment të vështirë i duhet ndihma e të gjithëve.

Të dielën ju pret transferta e Kukësit, si e shikoni këtë ndeshje?

Është ndeshje e fortë përballë një rivali direkt. Shkojmë me një moral më të lartë dhe e sigurt është se duam fitoren. E kemi treguar se kemi dominuar edhe ndaj rivalëve më të ashpër që kemi pasur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania