Panorama Sport (Albania)

Tirana, Rubio: Halilin e rrethojnë të paaftë

"Kujdes me aleancat, lënë njolla që nuk hiqen kurrë..."

- ADELA MERKO

Hulian Rubios nuk i ndahet "shpirti" nga Shqipëria dhe sidomos prej Tiranës. Spanjolli është gjithnjë i interesuar për të ditur shumëçka për ish-ekipin dhe për këtë motiv ruan kontakte me lojtarët e tifozët. Në një interviste ekskluzive të dhënë për "Panorama Sport", ish-trajneri bën prognozën e 24 herë kampionëve të vendit. Ai është i bindur që Tirana nuk rrezikon rënien, megjithatë evidenton se problemi më i madh nuk është organika e cunguar, por mungesa e ideve. Tekniku 65-vjeçar mbështet Refik Halilin në krizën me tifozët, por thekson se rreth presidenti­t ka shumë pak njerëz inteligjen­të që po e dëmtojnë skuadrën.

Mister, jeni larguar para disa vitesh, por ende dukeni i lidhur ngushtë me Shqipërinë. Kaq shumë impakt ju ka lënë ky vend?

Kam lënë në Tiranë shumë miq, ndaj. Ruaj kontakte me lojtarë, tifozë dhe njerëz që mund t'i kem njohur edhe në rrugë. Që prej asaj kohe, flas shpeshherë me disa prej tyre. Kjo është lidhja ime me Shqipërinë.

Çfarë po ndodh me ju dhe karrierën tuaj?

Kam pasur oferta për t'u rikthyer në Shqipëri. Nuk po përmend emrat e ekipeve, por i kam refuzuar për shkak problemesh financiare. Pastaj edhe për probleme të miat personale, pasi kam pasur probleme fizike prej një viti. E, megjithatë, për fat tashmë jam shumë mirë.

E keni ndjekur Tiranën gjatë këtij sezoni?

E ndjek gjithnjë Tiranën, sigurisht që po. Nuk mund të bëj ndryshe. Dhe më vjen shumë keq që në këto 4 vite ka ndërruar 12 a 14 trajnerë. Kjo është shenjë pasigurie dhe mungesë qetësie.

Tjetër humbje në derbi për bardheblut­ë dhe zyrtarisht bëhen 1 1 takime pa fitore kundër Partizanit. Si e gjykoni këtë bilanc?

Janë vërtet shumë. Dhe ky nuk është vetëm problem organike, por edhe idesh dhe qasjesh.

Tiranës iu mohua një penallti dhe goli i parë i Partizanit ishte pozicion jashtë loje, a e rëndojnë një ekip gabimet e gjykimit?

Gabimet e gjyqtarëve janë prezente në çdo vend të botës, nuk janë të pakta rastet që penalizohe­t një ekip. Megjithatë, ne na mbetet sërish për detyrë që të besojmë në përmirësim­in e arbitrazhi­t dhe arbitrave.

Tirana ka humbur tifozët. "Fanatics" nuk rikthehen në stadium pa u larguar Refik Halili. Ndërsa ky i fundit ka deklaruar se nuk ikën pa fituar një derbi...

Më trishton shumë kjo historia e tifozëve dhe "Fanatics"ave. Një ekip nuk është i njëjti pa lojtarin e 12-të në tribuna. Nuk di çfarë po ndodh me Halilin. Është një njeri realisht i mirë, punon dhe vuan shumë për Tiranën. Por problemi ndoshta qëndron te njerëzit që ai ka rreth vetes, që nuk kanë qenë kurrë inteligjen­të.

Tirana i hapi dyert e "Selman Stërmasi"-t Partizanit, ndërkohë që presidenti i Realit nuk e lejoi Barcelonën që të luajë në "Santiago Bernabeu". Sheh ngjashmëri mes këtyre dy ngjarjeve?

Kjo nuk është e vërtetë, sepse finalja e Kupës së Spanjës do të luhet në "Vinsente Kalderon" (stadiumi i Atletikos së Madridit), meqenëse pas këtij sezoni ky impiant do prishet.

Të vjen keq që kurrë nuk e luajte një derbi në Shqipëri?

Ishte e pamundur, pasi Partizani ka qenë një kategori më poshtë. Në kohën kur unë drejtoja Tiranën, derbin e kishim me Skënderbeu­n. Tani është me Partizanin. E, megjithatë, derbet janë gjithnjë emocionues

dhe të çmuar. Unë kam luajtur shumë të tillë në Spanjë, duke filluar me Sevija kundër Betisit, që është edhe më i mirë në të gjithë Spanjën, për vetë impenjimin dhe karakterin që kanë njerëzit e jugut. Pastaj kam shijuar edhe duelin mes Barçës dhe Realit.

Tirana trofetë e fundit i ka fituar me ju në krye, ndiheni mirë nga ky fakt apo...?

Unë ndihem shumë mirë, por nuk arrij të kuptoj se përse nuk kanë fituar më. Pastaj tema e Flamurtari­t ishte komplet ndryshe, gjithsesi mora shumë merita, që më bëjnë të ndihem mirë.

Ka pasur akuza për një aleancë mes Tiranës dhe Kukësit, një koment?

Diçka më kanë thënë. Problemi është se këto akuza të ndjekin përgjithmo­në, jo vetëm klubin, por edhe trajnerin dhe lojtarët. Gjithmonë mbetesh i shënjuar nga ky akt, pasi do ta dinë të gjithë.

A ka garanci që Tirana të fitojë Kupën e Shqipërisë?

Sigurisht që po. Derisa është në gjysmëfina­le, por sigurisht përpara duhet të luajë dhe fitojë. Dhe të mos harrojmë se në lojë është edhe Skënderbeu.

Taku në kohën tuaj ishte një shkatërrue­s i mirëfilltë, por tashmë është kthyer në një "bomber" të vërtetë. I befasuar?

Ajo që po bën Taku është surprizues­e. Do kujtohet gjithnjë për këtë. Unë flas me të pas çdo goli që shënon. Mbaj mend edhe kur unë luaja futboll, në një sezon realizova 14 gola. Ishte diçka e pazakontë, por kurrë nuk u përsërit.

Mund të quhet ky si sezoni më i vështirë i Tiranës dhe mendoni që mund të rrezikojë edhe sezonin?

Nëse fiton Kupën, Tirana do të jetë në Europë. Sa i përket rënies nga kategoria, nuk besoj se kjo do të ndodhë. Një ekip i ka mbyllur llogaritë e rënies,

ndërsa e dyta nuk do të jetë Tirana.

Kush do ta marrë titullin, Kukësi, Skënderbeu apo Partizani?

Këtë nuk di ta them, pasi ka shumë rivalitet. E rëndësishm­e është që gjithçka të jetë brenda rregullave dhe të lihen pas krahëve gjërat e errëta. Duhet të jetë një garë që të luhet në fushë.

Një këshillë për Tiranën? Si mund t'i jepet fund krizës dhe si mund të kthehen te trofetë?

Më e rëndësishm­ja është që Tirana të formojë një ekip të mirë dhe të luajë futboll. Dhe njerëzit pranë Halilit duhet të jenë të aftë e besnikë dhe mbi të gjitha duhet të lënë egoizmin mënjanë. Kjo duhet të nisë që tani, që të kenë krijuar baza për sezonin tjetër. Duhet durim dhe shumë punë, pasi vetëm kështu vijnë rezultatet në një të ardhme të afërt.

Keni diçka të fundit për të shtuar?

Po, e kam diçka të fundit dhe do më pëlqente që të shkruhej me germa të mëdha kjo dëshirë e imja: "Dua të kthehem në Shqipëri". Aty ka shumë brumë dhe duhet që të shfaqet. Siç ka ndodhur tashmë me Kombëtaren, ku ka punë të mirë dhe ndershmëri të plotë.

 ??  ?? Çast nga derbi i së hënës
Çast nga derbi i së hënës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania