Panorama Sport (Albania)

Josa, ankth para Flamurtari­t

ot konfirmohe­t gjendja e dy titullarëv­e, ndaj Flamurtari­t mungon oxhallari

- ADELA MERKO

Veç tri pikëve të humbura, derbi ka lënë me pasoja Tiranën. Dëmtime dhe pezullime para Flamurtari­t. Infermieri­së së bardhebluv­e i janë shtuar Merveil Ndokyt dhe Olsi Teqja. Nëse këta dy titullarë mbeten pezull, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Erjon Hoxhallari­n, i cili ka plotësuar numrin tre të të verdhëve. Mbrojtësi i linjës së majtë është i skualifiku­ar, duke i krijuar një shqetësim madhor stafit teknik para Flamurtari­t. Pritet që këto ditë ai të zgjedhë edhe zëvendësue­sin e tij. Sa i përket gjendjes së kongolezit dhe qendërmbro­jtësit, gjithçka do të konfirmohe­t sot. Ata kanë marrë

goditje në ndeshjen e së hënës. I pari u largua nga stadiumi i fashuar madje, ndërsa i dyti u largua nga fusha dy minuta para mbylljes së krejt sfidës. Nuk mund të thuhet me saktësi nëse do t'ia dalin apo jo, megjithatë vetëm sot mjekët do të japin fjalën e fundit për dy titullarët. Nëse nuk ia dalin, atëherë sikletet për trajnerin do të ishin më të mëdha. Kujtojmë që në derbi ai bëri pa 4 lojtarë, ndërsa veç Karabecit, nuk ishin as Kërçiku, Romuald dhe Domgjoni. Shpresa ka që të rikuperohe­t vetëm i fundit, ndërsa për të tre të tjerët do të vendosë stafi mjekësor, pasi kanë ditë që janë jashtë grupit. Situata te Tirana nuk është aspak pozitive dhe këtë e konfirmon vetë renditja. Bardheblut­ë janë të pestët dhe me 27 pikë, ndërsa kanë 4 javë që nuk marrin asnjë pikë. Ky vit ka nisur si mos më keq për kryeqyteta­sit. Ata jo vetëm që i janë larguar zonës "Euro", por u kanë krijuar shansin ekipeve që janë më poshtë që t'u afrohen. Në të tilla pozita domosdoshm­ëria për pikë është jetike. Ndaj Flamurtari­t është shansi i madh për të marrë fitoren e parë për 2017-ën dhe gjetur qetësinë e munguar. Edhe vetë Josa e pranoi se rreziku është i madh, ndërsa për mediat tha: "Derisa nuk po marrim pikë dhe ekipet që janë poshtë po na afrohen, sigurisht që ka vend për rrezik". Detyra e bardhebluv­e tashmë është që të mbledhin forcat dhe të gjejnë rrugën e kthesës së madhe. Zgjidhje tjetër nuk kanë. Në të kundërt, me një tjetër hap fals, atëherë seriozisht mund të flasim për një Tiranë që futet në "vallen" e mbijetesës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania