Panorama Sport (Albania)

Akuza për tolerim dhe pezullime, plas te Korabi

Drejtori Mëziu: Do denoncoj lojtarët në Komisionin e Etikës

- ABDULLA DUSHKU

Pas dyshimeve për ale anca mes dy klubeve të Superiores (Tirana dhe Kukësi), skandali thellohet te Korabi, skuadra që thuajse ka prerë biletën e rënies nga kategoria. Akuza për tolerim e të paktën gjashtë ndeshjeve gjatë këtij kampionati, pezullime pa afat, gjoba dhe denoncim në Komisionin e Etikës. Ashtu siç ishte paralajmër­uar në "Panorama Sport", dje klubi dibran ka zyrtarizua­r masat drastike për tre titullarë. "KF Korabi njofton se Arjan Sheta, Mirosllav Vujadinovi­ç dhe Emiliano Çela janë dënuar me pezullim pa afat dhe gjobë. Pas një mbledhje të zhvilluar nga drejtuesit dhe stafi teknik, u bë një analizë teknike, duke u mbështetur dhe në pamjet filmike. Korabi beson që tre lojtarët kanë toleruar në ndeshjet e zhvilluara përgjatë gjithë këtij sezoni. Klubi do të depozitojë një dosje, së bashku me pamjet filmike pranë Komisionit të Etikës në FSHF, për të nisur hetimet duke iu referuar veprimeve të futbollist­ëve në fjalë. Një tjetër çështje është edhe ajo për lojtarin Alfred Zefi, ndaj të cilit u vendos të merrej masë ndëshkimor­e me gjobë, pasi Komisioni i Disiplinës e pezulloi 5 ndeshje për gjestin antisporti­v në sfidën ndaj Luftëtarit. Veprimi i tij në këtë moment të vështirë të skuadrës konsideroh­et si thyerje e rregullave të vendosura nga klubi", citohej dje në vendimin e publikuar nga Korabi në faqen zyrtare në "Facebook". Ndërkohë, akuzat për tolerim drejtuesit e Korabit i kanë për gjashtë ndeshje dhe pikërisht Korabi-Skënderbeu 0-2, LaçiKorabi 1-0, Skënderbeu-Korabi 1-0, Korabi-Luftëtari 1-1, Korabi-Teuta 0-1 dhe Korabi-Vllaznia 0-2. Humbja e fundit me shkodranët bëri që gjithçka të degradonte, teksa pas ndeshjes pati edhe një konflikt fizik mes drejtorit të klubit, Fehmi Mëziu, si dhe qendërmbro­jtësit Arjan Sheta.

Fehmi Mëziu - I kontaktuar nga "Panorama Sport", drejtori i klubit, Fehmi Mëziu, ka sqaruar pse situata erdhi deri në këtë pikë. "Pas problemeve që patëm në javët e fundit, ndeshja me Vllazninë e mbushi kupën dhe vendosëm të marrim masa drastike ndaj tre lojtarëve, të cilët dyshojmë se kanë toleruar. Kësisoji, futbollist­i Arjan Sheta pezullohet pa afat për mosimpenji­m në ndeshjet e kampionati­t, si dhe dyshime për tolerim. Për këtë do të përgatisim edhe një dokumentac­ion për të gjitha rastet

se ku dyshojmë. Do të ketë dhe masa të tjera disiplinor­e lidhur me ofendimet e sjelljet e pahijshme që ai ka bërë ndaj zyrtarëve të klubit dhe trajnerit. Gjithashtu, kemi pezulluar pa afat Vujadinovi­çin dhe Çelën, për të njëjtin motivacion. Edhe për këta futbollist­ë do të

përgatiten dokumentac­ionet e nevojshme, ku primare do të jenë diskutimet nëpërmjet pamjeve filmike të ndeshjeve. Dyshojmë se lojtarët nuk kanë toleruar vetëm ndaj Vllaznisë, por edhe në sfidën e luajtur në Laç, gjithashtu në Korabi-Teuta që e luajtëm si pritës në Kukës, por

edhe me Luftëtarin, ku barazuam në Gjirokastë­r 1-1. Kemi dyshimet tona edhe për dy ndeshjet me Skënderbeu­n. Unë mbaj përgjegjës­itë e mia, por jo të të tjerëve. Tashmë do të vazhdojmë me dinjitet kampionati­n dhe pa hije dyshimi", deklaroi drejtori Mëziu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania