Panorama Sport (Albania)

Komisioni i Etikës, thuajse inekzisten­t

Prej muajsh nuk është bërë asnjë mbledhje, shumë çështje të lëna pezull

-

Komisioni i Etikës në FSHF, i ngritur disa vite më parë për t'u marrë me fenomenet negative në futbollin shqiptar, duket se ka dështuar në misionin e tij. Nga teatri në shumë ndeshje në fundin e sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, te dënimi i Skënderbeu­t dhe deri te dyshimet e ditëve të kaluara për një aleancë mes Kukësit dhe Tiranës, nuk kanë mjaftuar që Etika të bëjë qoftë edhe një mbledhje formale. Madje, situata bëhet edhe më qesharake, kur institucio­ni i futbollit shqiptar njoftoi pak ditë më parë në faqen zyrtare se do të nisë hetimi për çështjen "Skënderbeu". Kësisoj, Etika duhet të priste shtatë muaj nga dënimi që klubi korçar mori nga UEFA për të filluar investigim­in. Në fakt, bëhej fjalë për 50 ndeshje të dyshuara të kampionati­t shqiptar, që nisin që nga viti 2011. Një situatë absurde, që në një vend normal më së paku duhej të reagohej në kohë. Madje, as indiciet e mediave në këtë periudhë nuk kanë "provokuar" anëtarët e Komisionit të Etikës për të filluar hetimet. Ajo që ndodhi në ndeshjet e kampionati­t dhe Kupës mes Tiranës dhe Kukësit kaloi në heshtje, ndërsa mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë tani që një klub si Korabi do të denoncojë tre lojtarë, ku, i bazuar në pamjet filmike, dyshon se kanë toleruar të paktën 6 ndeshje. Kujtojmë që në sezonin e kaluar Etika dënoi bazuar në opinione dhe sigurisht pamje filmike lojtarë të Tërbunit dhe Bylisit, të cilët luajtën një ndeshje qesharake mes tyre, të vlefshme për kampionati­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania