Panorama Sport (Albania)

Sheta: Mëziu ka abuzuar me fondet, prandaj ikën donatorët

-

Arjan Sheta akuzon drejtorin e klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, se ka abuzuar me fondet. Qendërmbro­jtësi i pezulluar dje nga klubi dibran, i kontaktuar nga "Panorama Sport", reagoi pas kësaj mase drastike. "Sot (dje) nuk isha i pranishëm në stërvitje, pasi kam pasur një punë familjare, por jam informuar për vendimin që ka marrë klubi. Unë do t'i shkoj drejtësisë deri në fund. Me këtë dua të them se e kam denoncuar Mëziun pas konfliktit që pata pas ndeshjes me Vllazninë. Nuk ka asnjë shans që të tërhiqem nga ajo, pasi pres që policia ta thërrasë Mëziun. Ai është burrë që rri me dy mijë lekë në xhep. E bën këtë gjë vetëm që të jetë i larë me tifozët, pasi pothuajse të gjithë i ka kundra dhe për këtë flasin komentet. Ai do të thotë se arsyeja e përfundimi­t të Korabit në këtë gjendje jemi pikërisht ne të tre që edhe jemi pezulluar. Edhe kjo që ka bërë klubi, duke më prishur imazhin, do ketë një kosto që do paguajnë. Do të shkoj në FSHF, pasi jam i bindur se do të më japin mua të drejtë", ka thënë Sheta. Akuza - Mbrojtësi me shumë eksperienc­ë në kampionati­n shqiptar shkon edhe më tej kur thotë se donatorët e Korabit u larguan pikërisht prej Mëziut. "Edhe ata investitor­ët që jetonin në Amerikë, shkaku që janë larguar është ky, pasi ka abuzuar me fondet. Mëziu bën si i pastër dhe thotë që i kam me letra gjërat. Jemi paguar deri në dhjetor dhe tani jemi pa lekë. Ne po bëjmë maksimumin, me kaq mundësi sa kemi. Çdo ekip të sheh me faktin sikur kemi rënë nga Kategoria", theksoi mbrojtësi. Tolerimi - I pyetur për akuzat e klubit se ai ka toleruar disa ndeshje gjatë këtij kampionati, Sheta mohon gjithçka, duke theksuar se është hera e parë që i del emri për gjëra të tilla. "Unë jam profesioni­st dhe dua të mbetem i tillë në këtë sport, që e kam me djersë, pasi kam 20 vite që luaj në nivele të larta. Kam luajtur në të gjithë Shqipërinë dhe nuk është folur asnjëherë për tolerim ndeshjesh dhe jam shumë i qetë, derisa jam i pastër", përfundoi mbrojtësi tiranas i Korabit. A.Halili

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania