Panorama Sport (Albania)

Çela: Nuk më nëpërkëmbi­n dot, m'u lutën të qëndroja në janar

Mbrojtësi paralajmër­on drejtuesit e klubit

-

Emiljano Çela është i befasuar nga masa që klubi i Korabit ka marrë, por mbi të gjitha nga arsyet që drejtuesit kanë evidentuar për pezullimin e tij pa afat nga Korabi. Në një prononcim për "Panorama Sport", mbrojtësi i majtë që u afrua te dibranët në verën e vitit të kaluar theksoi se pret shkresën zyrtare nga klubi për motivacion­in e pezullimit të tij. Çela paralajmër­on drejtuesit se nuk kanë asnjë shans t'i prishin imazhin. "Nuk kam dëshirë të merrem me thashethem­e dhe të bëhem protagonis­t në media. Jam futbollist profesioni­st dhe pres nga ana e klubit vendimin zyrtar, të shoqëruar me shkresë për pezullimin tim, ku natyrisht të më jenë sqaruar arsyet. Emrin tim në futboll nuk mund ta nëpërkëmbë askush. E përsëris, unë pres shkresën zyrtare të klubit dhe më pas do të ndërmarr hapat e mi ligjorë ndaj klubit, administra­torit apo kujtdo që mundohet të nëpërkëmbë emrin tim, që në futboll e kam vënë me djersë", ka thënë fillimisht mbrojtësi nga Memaliaj që fitoi dy Kupa të Shqipërisë me Laçin. Ndërkohë, Çela zbulon për gazetën edhe diskutimin që ka bërë me drejtuesit në merkaton e janarit. Në drejtim të mbrojtësit kishte ardhur një ofertë joshëse nga Partizani, por Korabi e pengoi. "Në janar, për një muaj kam kërkuar largimin dhe drejtori Mëziu më është lutur të qëndroj, pasi ndryshe do të prishej ekipi. Kam pasur dy oferta shumë të mira, të parefuzues­hme, pikërisht nga skuadra që kanë synime madhore, por qëndrova te Korabi", tregon Çela. Sipas të gjitha gjasave, pas prishjes së imazhit, tashmë lojtari pritet të padisë klubin dibran në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania