Panorama Sport (Albania)

Kukësi ul tonet për “protestën” në Laç, ja prapaskena

U intereson që Laçi të luajë me tifozë ndaj Partizanit

- SKERDILAID SULOZEQI

“Një pasdite jo e mirë, ku nuk arrijmë të fitojmë, në një fushë që i ngjante protestës me objektet e hedhura gjatë lojës. Gjithsesi, vazhdojmë pa humbje dhe në vend të parë". Ishte ky reagimi i Kukësit menjëherë pas ndeshjes në Laç, ku barazoi pa gola. Mirëpo, 24 orë më pas vjen një tjetër version nga zyrat e klubit verilindor. Përmes një komunikate për shtyp, te Kukësi kërkojnë të zbusin tonet sa i përket asaj që ka ndodhur, veçanërish­t në minutat e fundit, ku sende të forta u hodhën në fushë dhe tashmë klubi i Laçit rrezikon të dënohet minimalish­t me një ndeshje pa tifozë nga Komisioni i Disiplinës. Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes pritet të raportojnë gjithçka për atë që u pa "live" në TV, në një kohë që kjo kthesë e menjëhersh­me e Kukësit në raport me Laçin e ka një shkak. Duke qenë se kurbinasit mund të dënohen me një ndeshje pa spektatorë në shtëpi, përkon që ajo të shlyhet ndaj Partizanit në javën e 24-t. Mirëpo, të kuqtë janë rivali direkt i Kukësit dhe natyrisht kryesuesve

nuk do t'u interesont­e që kundërshta­ri i tyre ta kishte më të lehtë në transfertë­n delikate të Laçit. Kukësi e provoi se çfarë do të thotë një prani e madhe tifozësh në stadiumin e Laçit, ndërsa tashmë rivali për titull, Partizani, ka shanse të luajë në një

stadium të mbyllur ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë. Kësisoj, edhe "zbutja" e Kukësit për atë që ndodhi, vërtetohet më së miri në deklaratën e bërë dje, e cila hidhte poshtë qëndrimin e mbajtur menjëherë pas ndeshjes.

Qëndrimi - "Klubi

i

Kukësit ka analizuar edhe një herë ndeshjen me Laçin, tashmë më me qetësi, pasi kanë kaluar 24 orë nga përfundimi i takimit. Me vëmendje është analizuar edhe organizimi i takimit nga skuadra vendëse, por edhe gjykimi i ndeshjes. Mendojmë se

skuadra e Laçit i ka kryer me përgjegjës­i dhe ka mbajtur në kontroll situatën me tifozërinë e saj. Lojtarët tanë nuk janë dëmtuar dhe asnjë pjesëtar i stafit teknik, përpos 'presioneve' akustike, që janë më se të ligjshme në stadium. Gjithashtu, jemi të kënaqur

edhe me gjykimin shumë të mirë dhe korrekt të arbitrit Eldorian Hamiti. Ndeshja ka qenë e fortë dhe me një luftë të pastër sportive. Fakti që nuk morëm tri pikët, edhe për meritë të ekipit të Laçit, nuk duhet të na shtyjë në gjetjen e alibive".

 ??  ?? Moment nga ndeshja në Laç, ku fusha është e “pushtuar” nga sendet
Moment nga ndeshja në Laç, ku fusha është e “pushtuar” nga sendet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania