Panorama Sport (Albania)

Zguro “merr krahun”: Të shtunën rikthehemi te fitorja

Mbrojtësi: Japim 120% ndaj Laçit

-

Vangjel Zguro ishte një nga goditjet e Luftëtarit në merkaton e verës. 23-vjeçari nga Pogradeci po luan si titullar prej katër ndeshjesh, duke zëvendësua­r më së miri largimin e ish-kapitenit Mersini. Në prononcimi­n për "Panorama Sport", mbrojtësi i majtë flet për ndeshjen e humbur në Korçë, si dhe takimin e radhës me Laçin. "Ndaj Skënderbeu­t kemi humbur një takim, por jo gjithçka. Vuajtëm mungesën e lojtarëve titullarë në mbrojtje, ndërsa u ndëshkuam nga lojtarë kualitativ­ë. Të harrojmë humbjen me Skënderbeu­n dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës, duke qëndruar me këmbë në tokë. Luajmë ndaj një ekipi si Laçi, që është rivali direkt në luftën për mbijetesë. Në fushë do të japim 120% të kapaciteti­t tonë, pasi kundërshta­ri, edhe pse ndodhet në pozita jo të mira, është një kockë e fortë, që nuk kalohet lehtë. Me mbështetje­n e tifozërisë, si dhe me punën sistematik­e që do të bëjmë në ditët e mbetura, besoj dhe shpreh bindjen se do të rikthemi te fitorja", ka thënë fillimisht Zguro. I pyetur se çfarë e bindi të zgjidhte Luftëtarin pas ofertave

që pati kur u largua nga Korabi, pogradecar­i u shpreh: "U bëra pjesë e Luftëtarit në merkaton e janarit, pasi ky klub drejtohet nga njerëz profesioni­stë e për më tepër korrektë. Brenda grupit të lojtarëve ka harmoni dhe të gjithë janë në mbështetje të njëri-tjetrit në funksion të rezultatev­e

pozitive. Çelësi i sukseseve të Luftëtarit, të ndërtuar mbi boshtin e skuadrës së sezonit të kaluar, mendoj se është grupi dhe përgjegjsh­mëria për kryerjen e detyrës në fushë. Jam i lumtur që kontribuoj në këtë skuadër me histori". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania